Kemi treguar në pjesën e parë se si gjuha shqipe po dëmtohet, në rrënjët e veta duke prishur asaj strukturën e fjalive. Tani do të kalojmë një problem akoma më të madh që ka të bëjë me fjalët e huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe.
Ky është boshti I dytë i një gjuhe, leksiku ose fjalori i saj. Në gati 30 vite tranzicion Shqipëria ka qenë një vend pa doganë për futjen e fjalëve dhe termave të huaj. Normalisht gjuha pasurohet dhe merr fjalë të reja. Përshembull fjalën internet ne duhet ta marrim siç është në anglisht sepse nuk kemi diçka të ngjashme në shqip. Ashtu sic kemi marrë fjalën makinë, ose fjalën biçikletë.
Por në këtë proces ndodh që ne huazojmë fjalë nga gjuhët e huaja pa qenë nevoja. Ne i marrim ato dhe hedhim në harresë fjalët shqip.
“Themi çatoj, pse të themi kështu? Ose për vitin e ri themi the best of. Fjalë të panevojshme” u shpreh Valter Memisha, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë
“Po deformohet fjalori i gjuhës shqipe. Shikoni shkurtesat. Si di, divide, nuk themi cd, dvd. Do thoni ju që kështu i thotë gjithë bota, jo. Francezët i thonë Ce De. Në gjuhën e tyre” u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar
“Përdoret shumë mbiemri ë, ë kështu e ë ashtu. C’dmth ë? Dmth që i përket themelit. Po ne kemi thënë çështje themelore, jo ë. Këtë e ka anglishtja sepse në shqip baza është term i kimisë, bazat dhe acidet” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar
“Të gjitha këto vajzat e reja që punojnë në kompjuter flasin anglisht. Të gjithë thonë file. Unë kam dëgjuar gjëra për të qeshur në vend që të thonë fshije thonë dilite” u shpreh Xhevat Lloshi, gjuhëtar
Ne sot jetojmë në epokën e globalizimit. Ku e gjithë bota supozohet të jetë një fshat I madh. Kjo bën që gjuhët e shteteve me ekonomi më të forta, tju imponohen atyre më të dobëta. Në këtë fushë beteje ndodhet edhe gjuha shqipe.
“Për shkak të globalizimit është bërë anglisahtja sot gjuhë dominuese në botë dhe ajo ka rrezikuar edhe gjuhë të tjera” u shpreh Xhevat Lloshi, gjuhëtar
“Po mbushet gjuha shqipe me trupa të huaj. Tumore që kur lidhen më njëri-tjetrin bëjnë një rrjetë që do ta paralizojnë gjuhën, mendimin shqip” u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar
Kemi treguar deri tani disa nga fjalët e huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe. Tani do tju tregojmë edhe kuptimin që ato kanë në shqip.
Abonim – Pajtim, abrogoj – shfuqizoj, adapt – i përshtatshëm, afirmoj- pohoj, aprovoj – miratoj, avangardë- pararojë, brutal -i vrazhdë, decidoj- vendos deciziv – vendimtar, dedikoj – kushtoj, definitive -përfundimtar, definicion-përkufizim, determinoj – përcaktoj, ekzigjent – kërkues, risërç -kërkim
Në vend të fjalës Abonim kemi fjalën pajtim.
Fjala Abrogoj – mund të thuhet shfuqizoj.
Fjalës së Angleze, Aprovoj, i përgjigjet fjala shqipe , miratoj
Avangardë – mund të thuhet pararojë.
Fjala brutal – mund të thuhet i vrazhdë.
Definitiv, është fjla përfundimtar.
Deciziv – mund të thuhet vendimtar.
Risërç – ka përballë fjalën shqipe kërkim.
Fjala Ad-hok… mund të zëvendësohet me fjalën i posaçëm.
Duket qartë që këto fjala të huaja nuk kanë qenë aspak të nevojshme të huazoheshin nga jasht. Sepse gjuha shqipe ka fjalët e veta për këto terma.
“Ti adresohemi këtij problem. Cdo të thotë kjo, ka humb adresën problemi? E kemi marrë nga anglishtja, tu adres a problem. Ne duhet të themi të merremi me këtë problem, për ta zgjidhur. Kjo rrugë nuk është e aksesueshme. Në atë rrugë nuk kalohet . Nuk kam akses në internet. nuk futem dot në internet” u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar
Këto më lart ishin më shumë fjalë që kanë hyrë në institucione dhe të folurën zyrtare. Ndërsa fjalë të tjera akoma më të panevojshme kanë hyrë në të folurën shoqërore.
Kështu ne nuk themi më fundjavë – por themi uikend.
Nuk themi shfaqe por themi show
Nuk themi markë, port hemi brend.
Nuk themi publik, por themi audiencë.
Nuk themi sfond por themi begraund.
Nuk themi para në dorë, por themi kesh.
Nuk themi e drejtë autori, por themi kopirajt.
Nuk themi ekran por themi skrin.
Nuk themi thashetheme por themi gosip
.
Të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë rëndom fjalën siguracion. Siguracioni i makinës, i shtëpisë ose i shëndtetit. Por kjo fjalë nuk është shqip. Ajo ëshët italisht.
Top Channel