Tregu i importit të miellit është nën monitorim dhe vendimi final do të merret në shtator të këtij viti.
Kështu deklaroi kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba në seancën dëgjimore në komisionin e Ekonomisë të thirrur nga grupi parlamentar i
Partisë Demokratike, me arsyetimin se kompanitë rritën çmimin e miellit në mënyrë të koordinuar.
Në vitin 2020 Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim për 4 kompani të importit dhe tregtimit të miellit ku konstatoi sjellje të bashkërenduar, por nuk vendosi gjoba ndaj tyre.
Sipas drejtuesit të Autoriteti, shtyrja e monitorimit të tregut të miellit dhe hetimit u bë për shkak të mungesës së provave të pamjaftueshme që identifikonin burimin e rritjes së çmimit.
Por, pavarësisht se Autoriteti i Konkurrencës kishte nën hetim 1-vjeçar tregun, rritja e çmimit të grurit të importuar që sipas institucionit lidhet me luhatjet në tregjet ndërkombëtare bëri që çmimi i bukës të shtrenjtohej më tej me 10 lekë që prej shtatorit të vitit të kaluar.
Top Channel