Një person ka mbetur i vdekur, pas disa të shtënave me armë në një dyqan ushqimesh në Fred Meyer në Richland, Uashington.
Autoritet zyrtare bënë me dije se i dyshuar për ngjarjen është Aaron Christopher Kelly, 39 vjeç, i cili u arrestua nga policia në orët e vona të kësaj të hëne.
Sipas mediave të huaja, mbi 39 vjeçarin rëndon akuza për vrasje të shkallës së parë dhe tentativë vrasjeje të shkallës së parë. Polica nuk ka dhënë ende detaje mbi motivet e ngjarjes, por tha se autori i krimit nuk kundërshtoi arrestimin në momentin e kapjes së tij.
“Falenderojmë partnerët e shumtë të zbatimit të ligjit që bashkëpunuan shpejt për kapjen e tij”, shtoi policia në një deklaratë.
Viktima është një 38 vjeçar, ndërsa e shtruar në gjendje kritike për jetën është edhe një grua, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.
Top Channel