Vendet e NATO-s i bënë një demonstrim force Rusisë pasi Shtetet e Bashkuara i transferuan aleancës kontrollin e grupit të tyre sulmues Carrier Strike për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.
Komandantët në bordin e aeroplanmbajtëses Harry Truman i thanë The Telegraph se një aktivitet sekret gjatë dy javëve e gjysmë në Mesdhe ishte planifikuar që të dëshmonte se “NATO qëndron i bashkuar si një trup i vetëm”.
James Morley, zëvendës Komandanti i Forcave Goditëse dhe Mbështetëse Detare në NATO, tha se aleanca është në gatishmëri për të siguruar dhe mbrojtur aleatët e saj dhe se është e përgatitur për më të keqen nëse ajo ndodh.” Morley shtoi se një lëvizje e tilla “pasqyron dëshirën e të qenit gati për të integruar transportuesin në anën europiane“.
Komentet e tij vijnë pasi Rusia është në prag të pushtimit të Ukrainës, me 100,000 trupa ushtarake të grumbulluara në kufi. Të premten, Downing Street tha se kishte “bindjen” që Moska po kerkon një “pretekst përmes të cilit të fajësojë Ukrainën për një sulm, e në këtë mënyrë, do të justifikonte inkursionin ndaj vendit fqinj”.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson konfirmoi se qeveria e tij “po shqyrtonte opsionet për spostime të mëtejshme ushtarake me qëllimin të mbështetet krahu lindor i NATO-s. Ai tha se nuk janë ende në fazën e përcaktimit të detajeve, por do të dalin me to në momentin e duhur”.
Top Channel