Ishin vitet e para që në Shqipëri ishin formuar brigadat e para të tankeve në Fier, Vorë, Sauk ,Elbasan, Korçë dhe Berat.
Kujtim Hysi atëherë i sapo diplomuar në shkollën e tankeve në Zallher do të caktohej për të shërbyer në Fier, pikërisht aty ku sot dergjen të mbuluar nga ndryshku dhe nga ferrat të lënë në mëshirë të fatit 5 nga 1100 tanket që atëherë i shërbenin ushtrisë shqiptare.
Për të zotëruar një tank, Kujtimit thotë se duhet të kesh njohuri mbi artilerinë, kiminë dhe rrjetin elektrik. .Ushtria shqiptare e ishte e ndare në 3 fronte korpusi i Fierit duhet të mbronte vijën bregdetare me Italinë. E ndërsa sa e aftë ishte ushtria jonë për tu përballur me armiqtë, Kujtimi me buzë në gaz thotë se fakti që nuk pati ndonjë agresion e dinë vetem ata, drejtuesit dhe perëndia.
Momentet më të vështira Kujtimi tregon se ka qenë rasti kur gjatë stërvitjes me tank 3 shokë të tij humbën jetën.
Top Channel