Arrestohet një person dhe procedohen penalisht pesë të tjerë për vepra të ndryshme penale

05/02/2022 13:05
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht pesë të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Burimet nga policia thanë se u bë arrestimi i shtetasit S.S., 26 vjeç, banues në Kurjan, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësine e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit: F.B., 46 vjeç, banues në lagjen “11 Janari“, Vlorë, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në pronën e tij, pa leje nga organet kompetente.

-I.P., 50 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, sepse ka thyer një xham në derën e Spitalit Rajonal Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit:

-M. K., 50 vjeçe, dhe V. B.,58 vjeçe, banuese në Ksamil dhe Sarandë, pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me njëra-tjetrën.

-M. K., 35 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, sepse në dyqanin e saj, në lagjen nr.1, bashkia Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj kushërirës së saj, shtetases M. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA