Me debate është zhvilluar edhe takimi konsultues i hartës së re të gjyqësorit në Korçë, ku përfaqësuesit e dhomës së avokatisë dhe pushtetit lokal kanë risjellë në vëmendje shqetësimet për këtë hartë duke kërkuar ndryshime.
Për avokaten Entela Dvorani, ky është rikthimi i një skeme si ajo e vitit 1994 që nuk funksionoi.
Ndërkaq, avokatët e Pogradecit thonë se popullsia e këtij qyteti preket ndjeshëm për shkak se humbin 3 gjykata, ndërsa theksojnë se nëse nuk reflektohen ndryshime do të pezullojnë licencat.
Për kryetaren Naureta Llagami, kjo fazë konsultimi është e rëndësishme por harta e re do të rrisë efiçencën e gjyqtarëve dhe do të përmirësojë drejtësinë ndërsa pranon se ndryshimet e propozuara do të reflektohen dhe do të merren në konsideratë.
Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë në përfundim të takimit u shpreh optimist sa i takon reflektimit të ndryshimeve.
Përveç avokatëve, të cilët e kanë kundërshtuar, hartën edhe Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar një rezolutë në mbrojtje të interesit të banorëve.
Me hartën e re gjyqësore në qarkun e Korçës nga katër gjykata mbetet vetëm një, duke bërë që për çdo person qe i drejtohet drejtësinë të rriten kostot edhe për shkak të distancës së largët.
Top Channel