
24/02 18:37
Një 41-vjeçar ra në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, në të njëjtin njoftim, thuhet se policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit S.B., 47 vjeç dhe E.T., 25 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel