Fabrikat e këpucëve dhe tekstileve pas goditjes nga pandemia u rritën me 20% gjatë 2021-it, por ende mbeten shumë larg nivele të parakrizës.

Gjatë 2022-it panorama pritet të ndryshojë dhe ata presin një “bum” kërkesash. Kryetari i Unionit të Fasonëve, Edvin Prençi shpjegon pse:

“Fabrikat evropiane po mendojnë gjithmonë e më shumë të zhvendosin prodhimin më pranë vetes. Përveç kësaj edhe çmimet që ne ofrojmë në rajon janë nga më të ulëtat. Tashmë Kemi kërkesa edhe nga vende të Amerikës Latine, Skandinave, por edhe ato baltike.”

Por, sektori i fasonerisë në Shqipëri përballë kësaj kërkese po vuan nga kriza e punëtorëve dhe mungesa në teknologji. Qeveria pritet të vendosë 4 mld lekë garanci sovrane për t’i mbështetur: “Pas eksperiencës 30 vjeçare që ne kemi, këto fonde do mundësojnë një tjetër fazë për manifakturën që është ajo e transformimit teknologjik. Kjo do mundësojë edhe kushte dhe paga më të mira për punëtorët. Për punonjësit i kemi kërkuar qeverisë të na ndihmojë për të futur në treg ata që janë me asistencë sociale. ”

Shqipëria rreth 80% të eksportit të këpucëve dhe veshjeve i dërgon drejt Italisë. Nello Zemanur është një sipërmarrës italian ne shqiperi. Ai gjithashtu vëren fenomenin e mungesës së fuqisë punëtore dhe shprehet se kjo do ndikojë në investimet e reja:Kam përshtypjen se shumë sipërmarrje italiane kanë ardhur tashmë në Shqipëri. Mund të duket paradoksale, por unë mendoj se në Shqipëri, ne sikur jemi bërë ca si shumë. Aktiviteti ka qenë pozitiv dhe në rritje, por ne në këtë moment në rajonin e Shkodrës kemi hasur në vështirësi sa i takon gjetjes së personelit. Unë që e shoh situatën prej 15 vitesh, mendoj se më përpara kishte më shumë interes të punoje në Shqipëri, ndërsa sot ka rënë për faktin se janë rritur rrogat për punëtorët. Krahu normal i punës vazhdon të ketë një kosto interesante, por personat e kualifikuar, që kanë njohuri, teknikët, janë të paktë dhe kushtojnë shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA