Policia ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar dy të tjerë në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ranë shtetasit B.A., 23 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti.
I.D., 36 vjeç, banues në Luz, Krujë, pasi ka ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për bashkëshorten e tij, dhe i ka dërguar asaj mesazhe ofenduese.
J.D., 21 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. D., 27 vjeç dhe A. P., 31 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. D. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti).
Në pranga ra edhe shtetasi M. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. D., 28 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit G. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel