Banorët e ”5 Majit” kanë dalë edhe këtë të hënë në protestë, ndërsa kanë bllokuar kryqëzimin në fillim të rrugës.
Mes banorëve që protestojnë, është edhe nënë Liza, ndërsa të tjerë mbajnë në duar pankarta me shkrimet: “Ne jemi pronarë jo zaptues” “Nuk heqim dorë nga pronat tona” .
Banorët e zonës së “5 majit” preken nga projekti i ndërtimit të lagjes së re dhe ata kërkojnë dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet.
Projekti për lagjen e re të 5 majit po zhvillohet në kuadër të rindërtimit. Në këtë lagje të re do të ketë më shumë se 13 mijë banorë dhe do të strehohen familjet, banesat e të cilave u prishën nga tërmeti.
Edhe banorët në njësinë administrative nr.4 dhe 8 që do t’u prishet shtëpia për ti hapur rrugë projektit, do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja me të njëjta metra2 që kishin.
Top Channel