Po zhvillohet me dyer të mbyllura masa e sigurisë ndaj Arlen Hasanaj, 34 vjeçarit të dyshuar për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës.
Hasanaj u arrestua brenda 24 orëve përmes verifikimit të lëvizjeve të tij nga kamerat e sigurisë. 34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës, nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat.
Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes, deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.
Top Channel