Vijnë sinjalet e para nga mjekët pediatër dhe ata të familjes për një rënie të lehtë të numrit të infektuar nga Covid bazuar kjo si në numrin e kërkesave për tu testuar vizitat fizikisht tek mjeku por edhe nëpërmjet kontaktit me telefon .
Sipas ekspertëve covid 19 do të vazhdojë të predominojë edhe për 4 javë të tjera kryesisht Omicron ,por prania e virusit të gripit dhe virozave të tjera stinore ishin sinjalet e para që i bënë ata të besojnë se coronavirus po nis të dobësohet edhe në Shqipëri pas Britanisë së Madhe e cila e pati pikun e infektimit 4 javë para nesh dhe tanimë bashkë me Danimarkën kanë hequr kufizimet.
Por nga ana tjetër OBSH ka deklaruar se Omicron do të vijojë të qarkullojë madje të shkaktojë edhe sëmundshmëri ,hospitalizime dhe vdekje të rënda kryesisht në ato vende ku vaksinimi mbetet në nivele të ulëta.
Top Channel