24 shoqata amatore të zonës rajonale Fier, Lushnjë ,Vlorë, Ballsh , Berat dhe Skrapar kanë zgjedhur sot nëpërmjet procesit të votimit, 4 delegate që rrjedhimisht do të votojnë edhe për asamblenë e përgjithshme, e cila do të zhvillohet në 2 mars kur do të mbahen zgjedhjet e reja për kreun e FSHF-së.
Procesi i votimit u zhvillua në ambientet e sport klub Apolonia në Fie. Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit të votave, komisioni ka nxjerrë edhe fituesin Lazë Haxhiaj qe do të drejtojë këtë shoqatë që është drejtuar më parë nga Maks Tegu.
Haxhiaj ka marrë votat e 23 anëtarëve të pranishëm në këtë proces nga 34 të numrit të përgjithshëm. Sipas Haxhiaj, mospjesëmarrja e 11 anëtarëve të tjerë ka ardhur si presion nga persona të tjerë. Ndërkohë, 3 delegatet e tjerë që do të marrin pjesë në asamblenë e 2 marsit për zgjedhjet e kreut te FSHF-së janë Koço Kokëdhima , Fatos Sula dhe Caushaj.
Top Channel