Në doganën e Morinws vijojnë të jenë prezent masat shtrënguese që qeveria e Kosovës ka vendosur për të gjithë shtetasit shqiptarë që hynë në Republikën e Kosovës.
Sipas burimeve të policisë kufitare të Kosovës mësohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është kthyer asnjë shtetas, pasi të gjithë ata që kalojnë në kufirin Shqipëri-Kosovë janë me dy doza vaksine dhe me test PCR. Ndërsa shtetas që kanë kaluar kufirin Morinë-Vërmicë që nga data 22 Janar janë rreth gjashtë mijë.
Dhjetëra banorë të Kukësit dhe zonave përreth protestuan në lidhje me këtë vendim as pak të drejtë për ta dhe gjithë qarkun e Kukësit, ku duket se protesta e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.
Po ashtu në lidhje me këtë situate gjatë 24 orëve të fundit kanë reaguar kryetari I qarkut, kryetari i bashkisë si dhe deputetë e qarkut nga të dyja forcat politike.
Në reagimet e tyre kërkohet që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë vendim dhe të lërë të lirë shtetasit shqiptarë dhe veçanërisht banorët e qarkut të Kukësit.
Sipas vendimit të qeverisë Kurtit këto masa mesa duket pritet që të jenë në fuqi deri me datë 4 shkurt ditë në të cilën pala kosovare mban dhe mbledhjen e radhës për të rishikuar masat e reja anticovid.
Top Channel