Banorët e zonës së 5 majit që preken nga projekti i ndërtimit të lagjes së re dhe banorët e Laprakës që preken nga projekti për Unazën e Madhe protestuan sot para godinës së parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Ata kërkuan dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet
Banorët paralajmëruan protestë ditën e shtunë në orën 5 pasdite tek ish-sheshi Shqiponja.
Projekti për lagjen e re të 5 majit po zhvillohet në kuadër të rindërtimit. Në këtë lagje të re do të ketë më shumë se 13 mijë banorë, dhe do të strehohen familjet banesat e të cilave u prishën nga tërmeti.
Edhe banorët në njësinë administrative nr.4 dhe 8 që do tu prishet shtëpia për ti hapur rrugë projektit, do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja me të njëjta metra2 që kishin.
Top Channel