601 hebrenj janë strehuar në Berat gjatë luftës së dytë botërore. Qyteti radhitet i pari në Shqipëri për numrin më të lartë të mbështetjes që i dhanë këtij populli.
Historitë tregohen sot nga pas ardhësit e tyre të cilët kanë kujtime të gjyshërve dhe prindërve të tyre.
Angjelina Vusho, ka qenë fëmijë i vogël kur gjyshja e saj strehoi hebrenj, por burri Simoni arriti të mbledhë historitë e tyre dhe i nxori në libër.
Edhe Gazment Toska ndihet krenar si beratas . Hebrenjtë u strehuan në Danimarkë dhe në Shqipëri, por tek ne populli i thjeshtë hapi dyert për ta.
Ndërsa Leonard Kola ka në kujtesë lotët e gjyshes. Asaj i kanë vrarë vëllanë e nipin në 1944 gjermanët.
Sot në Berat u kujtua dita e holokaustit të hebrenjve dhe muzeu Solomon ka hapur dyert për vizitat e qytetit.
Top Channel