Top Story/ Pse pasuritë më të mëdha të shqiptarëve i menaxhojnë kompani të vogla që nuk iu dihet pronari fundorë?

26/01/2022 23:21

Po si hyri shteti shqiptar në tratativa në 2004 për një marrëveshje të mundshme me një kompani që nuk i diheshin pronarët dhe ishte e regjistruar në një parajsë fiskale?

Si mundet që një pasuri kaq e rëndësishme kombëtare ti lihej në dorë një kompanie, pa eksperiencë, pa kapital të mjaftueshëm dhe e krijuar për 2 muaj në Karaibe?

Në vend që në të gjithë territorin është kërkuar për naftë nga kompanitë më të mëdha Shell, Agp, nga ana tjetër të gjitha këto kompani nuk kanë qenë të prirura për të hyrë në një bashkëpunim me Albpetrol për të investuar në puset ekzistuese të naftës. Arsyeja kryesore nga njohuritë që kam lidhet me faktin që fushat e prodhimit të Albpetrolit veçanërisht në Patoz Marinzë kanë qenë jashtëzakonisht të ndotura. Një investim që do të vinte nga këto kompani së pari do të duhej të merrte parasysh edhe investime tepër të larta për përmirësimin e kushteve të mjedisit në këtë rajon I cili është problematik.

Është e vërtetë që Bankers ka bërë investime edhe në këtë drejtim, por gjithsesi ndotja nga prodhimi i naftës në të gjithë rajonin është jashtëzakonisht I lartë. Për këtë shkak kanë qenë kompani të nivelit të mesëm ose të ulët që kanë shfaqur interes dhe kanë ardhur në Shqipëri për të bërë investime të tilla. Siç ishte rasti i Premier Oil rreth 94-96, Saxon e më pas Bankers, pavarësisht aktivitetit në vend, po ta krahasosh me kompanitë gjigande është relativisht e vogël” u shpreh eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko.

Sipas disa të dhënave Saxon International Energy ka dorëzuar Planin e Zhvillimit vonë, në prishje të kontratës . Në 18 qershor 2004 ARMO Sh.A dhe Saxon fimosin “Kontratën e Naftës Bruto e Patos Marinzës” e cila i jep Saxon të drejtat por jo detyrimet që ti shesë deri në 5000 fuci në ditë ARMO-s me një cmim fiks.

Kjo do të thotë kur çmimi i tregut botëror do të jetë më i ulët se çmimi fiks, Armo duhet të marrë dhe të paguajë me cmimin fiks që është më i lartë, ndërsa kur cmimi i tregut botëror është më i lartë se cmimi fiks, Saxon do ta tregëtojë naftën në tregje jasht vendit për të realizuar fitime më të mëdha se sa tja shiste ARMO. Efekti i përhershëm i këtij transaksioni ishte që ARMO gjithmone paguante më shumë sesa vlera e tregut botëror për naftën shqiptare dhe Saxon fitonte gjithmonë mbi tregun botëror.

Edhe pse plani i zhvillimit i firmosur me shtetin shqiptar përcaktonte që Saxon duhet te rekuperonte të gjitha kostot deri në 2009 dhe të fillonte të paguante tatimfitimin, një shtesë në kontratës u firmos në 2008. Kjo kohë do të përkonte me kohën kur Gjenerali amerikan Uesley Clark do të bëhej Drejtor i Bankers Petroleum dhe atë periudhë do të vizitonte Tiranën shpesh. Më 2 qershor 2008 në mbledhjen e kompanisë Bankers në Calgary do të vendoseshin dy drejtorë të rinj, një prej të cilëve do të ishte gjenerali Clark, 63 vjeç asokohe.

Autoriteti i Uesley Clark ishte i padiskutueshëm në Shqipëri. Ai ishte gjenerali që bombardoi Beogradin për Kosovën. Shtesa në kontratë shtynte pafundësisht momentin kur Bankers Petroleum do të fillonte të paguante taksat. Në këmbim të këtij imuniteti ndaj tatimfitimit, qeveria Berisha do të vendoste rentën minerare për herë të parë. Bankersi paguante 10% të prodhimit të përgjithshëm.

Është përfolur për abuzime, pasi edhe kur paguante rentën, përfshinte në sasinë e naftës dhe atë që i detyrohej Albpetrolit. Me ardhjen e qeverisë së Edi Ramës në pushtet, Bankers Petrolium nuk i ka patur marrëdhëniet të qeta me të. Në 2016-ën Bankersi kanadez vendos të shesë biznesin.
Kompania nënshkruan marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve të veta tek kompania kineze ‘Alberta’ Ltd dhe ‘Charter Poëer Investment Limited, degë të kompanisë botërore ‘Geo-Gade Petroleum Corporation’për 575 mln dollar kanadezë.

Grupi “Geo Gade Petroleum Corporation” është themeluar më 1984. Punonjësit në vlerësimet e tyre japin notë të dobët për menaxhimin. Aksionerët e rinj kanë trashëguar marrëveshjen me shtetin shqiptar dhe në termat e kontratës nuk ka ndryshuar asgjë. Bankers Petroleum është një koncesion i pa kërkuar për një periudhë 25-vjeçare me të drejtë shtyrje 5 vjeçare. Është vlerësuar se Patos Marinza përmban afërsisht 5.4 miliardë fuçi naftë.
Kompania ka hapur 95% të të gjitha puseve që kanë një kapacitet prej 2050 ton naftë bruto në ditë.

Me një investim fillestar më pak se 2 milion USD në 2004, Bankers kontrollon sot pjesën më të madhe të pasurisë dhe mirëqenies të shqiptarëve edhe pse vetë shqiptarët renditen të fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2020-ën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA