Top Story/ Pse Bankresi Kanadez u shqetësua nga qeveria Rama? Si monitorohet marrëveshja?

26/01/2022 23:32

Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet, kompanisë kanadeze do ti nisnin problemet.

Bankers për pjesën e tatim fitimit nuk auditohet nga Drejtoria e Tatimeve. Në bazë të ligjit të hidrokarbureve i vetmi institucion që çertifikon bilancin e kompanisë është AKBN-ja. Ajo bën kontrolle periodike.

AKBN e ka certifikuar faktorin “R” që ndryshe nga kompanitë shqiptare, kompanisë Bankers brenda në faktorin R i njihet edhe humbja. Faktori “R” përcakton pagesën e tatimfitimit. Në bazë të një formule që është teknike, nëse fitimi tejkalon shpenzimet për investimet del detyrimi i pagimit të tatimfitimit shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë Bankers, e lejon faktorin “R” të jetë më pak se 1, duke bërë që të ardhurat të mos tejkalojnë asnjëherë investimet që të ndajë fitimin me shtetin.

“Mënyra se si janë strukturuar institucionet shtetërore prapë nuk i përgjigjen angazhimit që ata kanë marrë edhe në bazë të marrëveshjeve hidrokarbure për shkak edhe se psh. AKBN ka për detyrë që të monitorojë marrëveshjen, por problem është që kur vjen puna për tek investimet, shumica prej tyre janë punime fizike, shtrim rrugësh, sheshesh, puse, AKBN në strukturën e saj nuk ka inxhinierë që të merren me këtë pjesë në detaje.

E dyta stafi është shumë I reduktuar dhe nuk e ka mundësinë ta ndjekë në përditësi. Të ketë njerëz në terren të cilët ët merren në mënyrë të përditshme dhe të bëjnë një kontroll nëse ajo që shkruhet në fatura ndodh në realitet” u shpreh Besian Pesha, Ish Drejtues i AKBN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA