Gjykata e Arbitrazhit më 2018 vendosë të penalizojë shtetin shqiptar me një vendim për t’i paguar 57 milionë dollarë kompanisë koncesionare të hidrokarbureve Bankers Petroleum, plus penalitetet dhe shpenzime të tjera gjyqësore. Por që tatimet nuk e kanë paguar Bankersin deri më sot për arsyen e mungesës së likuiditetit.
Por auditet e AKBN-së për Bankers në vite vijojnë ta nxjerrin kompaninë me problematika të mëdha. AKBN bën me dije se për vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011 ishin bërë shpenzime të pajustifikuara, rreth 251 milion USD të cilat nuk janë reflektuar në pasqyrat pranë AKBN. Kurse për vitin 2012, nga raporti i rekuperimit të kostove i paraqitur në AKBN, rezulton se për vitin 2012, Bankers rëndon zërin inventar si kosto hidrokarbure me një vlerë prej 10,6 milion USD.
Këto kosto kanë ndikuar drejtpërdrejt në zvogëlimin e faktorit R. Po ashtu janë vërejtur dhe një sërë parregullsish të tjera; Bankers ka lidhur kontrata shërbimi me palët e treta dhe nga shqyrtimi i tyre rezulton se në disa raste ka mospërputhje në zbatimin e tyre. Nga shqyrtimi I dokumentacionit rezulton se Bankers për të gjitha shërbimet mbi 2 mln dollar nuk ka paraqitur asnjë procedurë tenderuese konkurruese për shërbime, duke rënë ndesh me Licencë Marrëveshjen.
Është vërejtur gjithashtu Përdorimi i solarit në një normë shumë më të lartë se sa parashikimi në buxhetin vjetor. Bankers ka pasur vonesa të theksuara në vënien në dispozicion të dokumentacionit të kërkuar nga AKBN. Gjithashtu në rastin e donacioneve dhe sponsorizimeve nuk ka marrë miratimin paraprak të AKBN sipas marrëveshjes. Edhe në auditin e vitit 2013 AKBN vëren të njëjtat problematika te kompania Bankers si për kontratat, mungesën e tenderave dhe përdorimin me tepri të holluesit.
Gjate vitit 2013 jane perdorur gjithsej 136 mijë metër kub hollues per te prodhuar gjithsej 1 mln metër kub nafte bruto, gje qe rezulton nje perdorim mesatar prej 12.94 %. Nderkohe ne buxhetin e vitit 2013 ishin planifikuar rreth 100 mije meter kub hollues per te prodhuar 1 mln metër kub naftë, qe rezulton ne rreth 10%. Duke krahasuar keto dy vlera, rezulton nje diference me nje tejkalim prej 2.94% ose gati 2700 metër kub hollues.
Duke marre ne konsiderate koston neto te gazoilit prej 660 dollar per meter kub, tejkalimi ka efekt financiar prej 1,8 mln dollar e cila konsiderohet kosto e parikuperueshme per vitin 2013 që ndikon në zvogëlimin e faktorit R. Për vitin 2014 vihet re që kompania ka punuar me të njëjtin nipt si për Patos Marinzën ashtu edhe për Bllokun F ku kërkohet nga AKBN detajimi i faturave.
Në inventarin e bërë, rezultojnë shkelje duke përfshirë në kosto hidrokarbure bileta avioni që janë prerë për persona që nuk janë punonjës të Bankers Petrolium, po ashtu edhe disa kosto administrative që shkojnë në 477 mijë dollar dhe janë të parekuperueshme. Problemet e paraqitura gjatë vitit 2014 janë të ngjajshme me vitet paraardhëse.
Top Channel