Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend. Banania është mjaft e shijshme dhe shumë e pasur në vlera. Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë. Bananet përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza.

Ajo është shumë e pasur me kalium, magnez dhe ofron energji. Banania konsiderohet si ‘fruti i lumturisë’ sepse të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të shumë hormoneve të mirëqenies.

A Ndihmon Banania Kundër Mbipeshës?
Një banane mesatare përmban 3.07 gramë fibër ndërkohë që sasia ditore e rekomandueshme e fibrës për të rriturit është 25 gramë. Studimet tregojnë se konsumi i lartë i fibrës ndihmon në zvogëlimin e peshës trupore. Fibra, ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë, duke ulur kështu sasinë e kalorive. Trupit i duhet shumë kohë të tresë lloje të caktuara fibrash dhe kësisoj rregullon vetë nevojat për ushqyes të caktuar. Fibra i vjen në ndihmë trupit për uljen e kolesterolit dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Përpos fibrës, banania përmban edhe niseshte rezistuese e cila në vetvete është karbohidrat që nuk shpërbëhet lehtë në zorrën e vogël. Kësisoj ajo nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe stimulon rritjen e baktereve të mira në zorrë. Konsumi i kësaj niseshteje i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë sepse ajo funksionon njësoj si fibra. Sipas ekspertëve, banania është një frut shumë i mirë për njerëzit që duan të kujdesen për trupin e tyre dhe që të humbasin peshë. Megjithatë, ajo nuk është e mjaftueshme për arritjen e rezultateve të duhura. Sigurisht që njeriu nuk mund të humbasë peshë duke ngrënë vetëm banana, por duke e bërë atë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe duke kryer aktivitet fizik./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA