Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se është miratuar marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij izraelit në fushën e arsimit.
Sipas saj, kjo do të sjellë bursa studimi, shkëmbim mes profesorëve apo projekte mes institucioneve.
“Miratimi marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe shtetit të Izraelit, nxit, inkurajon bashkëpunim mes arsimit, kulturës dhe sporteve. Kjo marrëveshje nxit aktivizimin e projekteve mes institucioneve, shkëmbim mes profesorëve, bursa studimi, edhe në fushën e kulturës apo panairit të librave”, tha Kushi.
Lidhur me pyetjen nëse do të veprohet me mbylljen e shkollave sa herë ka ulje temperaturash, ministrja tha se këto ditë kanë qenë jo të zakonshme për vendin.
“Këto temperatura kanë qenë jo të zakonshme për vendin. Nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, se do të ketë përmirësim të temperaturave. Temperaturat ishin jo të zakonshme, arsyeja s’ka qenë vetëm problematika e ngrohjes, por kemi përgjegjësi që në momentin e daljes nga shtëpia, ne duhet të marrim masa se rrugët kanë ngrica. Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkive, sipas ekspertëve ishte e nevojshme të mbyllnim shkollat”, tha Kushi.
Top Channel