Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se do të ketë një rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura në vendin tonë.

Kumbaro bëri me dije se në mbledhjen e qeverisë u mor vendimi që Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës të shpallen zona të reja të mbrojtura.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura prej më shumë se 2 vjetësh ka punuar në terren për të bërë një përditësim të të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive që nga Monumenti i Kulturës, deri tek parqet natyrore apo rezervatet duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit ku shpesh herë nuk janë pasur parasysh kriteret mbrojtëse, nuk janë respektuar këto koordinata dhe kishim një mospërputhje të realitetit me ndryshimet që kanë ndodhur qoftë për shkaqe urbanistike, demografike apo natyrore në territor me listën e monumenteve të natyrës apo zonave të mbrojtura.

Sot për parqet kombëtare dhe natyrore, dua të theksoj diçka të rëndësishme, kemi jo vetëm përditësim por shpallje të zonave të reja siç është konkretisht Lumi i Vjosës që është aq shumë i debatuar dhe Lumi i Shalës“, tha Kumbaro, në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së qeverisë.

Sipas saj, aktualisht është rritur sipërfaqja e zonave të mbrojtura në vendin tonë, “nga 18% të 21% të të gjithë territorit”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA