Arlen Hasanaj është sipërmarrësi që dyshohet se vendosi lëndën plasëse në derën e jashtme në shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Ndaj 34-vjeçarit, rëndon akuza e “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hasanaj , banor i lagjes 4 të qytetit bregdetar nuk dihet nëse ka konflikt me Armando Dukën.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke vënë eksplozivin dhe më pas u largua në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra. I riu me kapuç është parë të futet në një pallat të njohur në Durrës.

Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit. Nga veprimet hetimore rezulton se Hasanaj është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedent penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA