Një 21-vjeçar u arrestua sot në Kavajë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Shtetasi me iniciale A.U. u identifikua pasi policia rrugore e ndaloi për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit:
– Më datë 19.01.2022, në fshatin Rrakull, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. T.;
– Më datë 19.01.2022, në fshatin Bago, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. V.;
– Më datë 21.01.2022, në lagjen nr. 3, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. L.;
– Më datë 24.01.2022, në fshatin Golem, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases E. S.
21-vjeçari do të hetohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel