FRD kërkesë KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore
26/01/2022 14:32
Partia Fryma e Re Demokratike këtë të mërkurë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen në gjashtë bashki të vendit më datë 6 mars.
Në këtë datë qytetarët e Shkodrës, Vorës, Dibrës, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre.
Fushata zgjedhore nis më 19 shkurt.
654 538 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme vendore
Votimi do të kryhet në 941 qendra votimi.
Ministria e Brendshme njoftoi se 10.134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 qytetarë nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Top Channel