Bushati u tërhoq nga posti i Drejtuesit Politik të Shkodrës, PD emëron Enkelejd Alibeajn
26/01/2022 14:48
Partia Demokratike ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Shkodër Enkelejd Alibeajn, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.
Në njoftimin për shtyp, selia blu thotë se e konsideron qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, kështu që ka vendsour që ky qark të drejtohet nga një funksionar i lartë i PD-së, siç është Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Shkodra, bashkia që cilësohet bastion i së djathtës, është një ndër gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Top Channel