Avokatët: Do bojkotojmë proceset/ Në Lushnjë, reagimi kundër projektit për mbylljen e gjykatës së shkallës së parë

26/01/2022 15:24

Dhoma e avokatisë në Lushnjë paralajmëroi bojkot të proceseve gjyqësore nëse zbatohet vendimi për mbylljen e gjykatës së shkallës së parë.

Një pjesë e tyre kanë diskutuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile duke kërkuar përkrahjen e gjerë popullore.

Kreu i kësaj dhome, Kozma Jano shprehet se shkrirja e gjykatës në Lushnjë do të thotë më tepër shpenzime në kurriz të qytetareve për të ndjekur gjyqet në Fier apo Tiranë.

Transferimi i gjykatës penale dhe civile drejt Fierit  do të behet pas hartës së re të drejtësisë shqiptare.

Lushnja dhe Tirana janë përcaktuar të kenë në territoret e tyre gjykatën administrative. Pavarësisht kësaj, dhoma e avokatisë në Lushnjë i bën thirrje të gjitha grupeve të interesit të bashkohen për të kundërshtuar hartën e re të ndarjes së gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA