Kuvendi, debat për fiskalizimin/ Braçe dhe deputetët e opozitës pyesin se përse nuk po futen në sistem karburantet

25/01/2022 15:22

Fiskalizmi në sektorin e hidrokarbureve nuk po zbatohet edhe pse procesi ka nisur prej më shumë se një viti.

Denoncimin e ka bërë socialisti Erion Braçe në komisionin e ekonomisë së bashku me deputetë të opozitës, që kanë kërkuar llogari nga Financat se pse nuk po fiskalizohen faturat nga karburantet.

E në fakt, ashtu siç Braçe deklaroi në Komision fiskalizimi tek karburantet po mbahet pezull.

Kjo pasi prej kohësh për shkak të një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit e cila prej qershorit të vitit të shkuar ka pezulluar zbatimin e vendimit të qeverisë për fiskalimin në fushën e hidrokarbureve duke i dhënë të drejtë palës paditëse.

Kjo e fundit është kompania e cila zbaton aktualisht edhe koncesionin e kontrollit të pompave dhe kërkon të marrë edhe shërbimin e fiskalizimit të karburanteve, që sipas një VKM-je të veçantë e ka tërësisht të ndaluar pasi sipas saj shërbimin do ta ofronin vetëm 3 shoqëri të censuruara nga Tatimet dhe asnjëra prej tyre nuk duhet të kishte asnjë licencë tjetër në fushën e hidrokarbureve.

Për shkak të procesit të ngadaltë dhe problematikave që po has fiskalizimi, qeveri ka shtyrë sërish deri në fund të qershorit afatin për mosvendosjen e penaliteteve të fiskalizimit për bizneset e vogla, teksa subjektet e tjera ndëshkohen në rast se nuk e implementojnë siç duhet sistemin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA