Incidenti, reagon UEFA: Shqetësim për organizimin e finales së UEFA Conference League 2022 në Tiranë

25/01/2022 15:07

Fushata zgjedhore për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit prej ditësh po vazhdon në një situatë të intensifikuar tensionesh dhe presionesh të ndryshme, që ka trazuar jo pak ambientin vendas  të komunitetit të futbollit por edhe atë ndërkombëtarë.  

Mbrëmjen e së hënës në përfundim të procesit zgjedhor të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës është vendosur eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armando Duka, i cili në pritje të hetimeve ka theksuar se do të dëshironte që këtë ngjarje kriminale të mos e lidhte me procesin zgjedhor, megjithatë opinioni sportiv dhe jo vetë, së bashku me organet e futbollit ndërkombëtare kanë reaguar ashpër për ngjarjen.

Top Channel ka kontaktuar me UEFA-n për të sqaruar pozicionin e tyre në këtë proces zgjedhor lidhur edhe me ngjarjet e fundit.

Përgjigja e UEFA-s:

UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj Presidentit te Federatës Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ne vijim te eksplozivit te vendosur ne banesën e tij.

Gjate muajve te fundit, ka pasur disa raste te ndërhyrje politike ne drejtimin e Federates shqiptare dhe ne procesin e saj demokratik zgjedhor, ne shkelje te hapur te Statuteve te UEFAs dhe kjo është qartësisht e papranueshme.

Në vijim të saj duket se të gjitha këto ngjarje dhe ndërhyrje po çojnë në rrezikimin e zhvillimit të finales së madhe europiane në Shqipëri, siç është ajo e Conference League.

UEFA ka qene ne komunikim te rregullt me Federatën Shqiptare te Futbollit gjate këtyre muajve  për ketë çështje dhe një delegacion i nivelit te larte do vizitoje për ketë arsye Shqipërinë ne javët ne vijim, per te diskutuar çështjet aktuale dhe për te ngritur shqetësimin mbi organizimin e sigurte te finales se UEFA Conference League 2022 ne Tirane, pare nga zhvillimet e fundit.

Pritet që javën e ardhshme në vendin tonë do të mbërrijë një përfaqësi e nivelit më të lartë të qeverisë Europiane të futbollit, UEFA për të takuar drejtuesit e futbollit dhe qeverisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA