Prishtina ka shënuar rekord temperaturash këtë të martë, -18 gradë Celsius.
“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000. Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017”, sipas Prishtina Weather.
Sipas Prishtina Weather, më 13 janar të vitit 1985 temperaturat në Prishtinë kishin zbritur deri në -27.2 gradë Celsius, ndërsa më 26 janar të vitit 2000, në Aeroportin e Prishtinës ishte regjistruar temperatura -29.2 gradë Celsius.
Hera e fundit që në vend janë shënuar temperatura minimale është janari i vitit 2017, ku temperaturat kishin shkuar deri në -24 gradë Celsius.
Prishtina Weather ka njoftuar se mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, por temperaturat gradualisht do të fillojnë të rriten në vlera pozitive.
Top Channel