Një punonjës profesionist instalimesh është urdhëruar t’i paguajë një bankieri milioner më shumë se 50,000 euro pasi organizoi grabitjen e vilës së tij në rivierën franceze si hakmarrje për një faturë të papaguar prej 9000 euro.
Ivan Ritossa dhe bashkëshortja e tij avokate Marina thanë se Bruce Pearce kishte organizuar grabitjen e vilës së tyre të gjerë në Cote d’Azur si një akt hakmarrjeje në nëntor 2019.
Çifti ka si shtëpi kryesore një vilë 10 milionë paundëshe në Londër, por tha se instaluesi i sistemit të kamerave të sigurisë ishte zemëruar për vonesat në pagesën e faturës së tij në shtëpinë e tyre të pushimit.
Në gjykatën rajonale të Londrës u tha se pasi ishte pajtuar për instalimin e kamerave të sigurisë në zonën ekskluzive St Jean Cap Ferrat, zoti Pearce organizoi vetë grabitjen e vilës pasi kishte krijuar një urrjetje irracionale kundrejt zonjës Ritossa.
Çifti paditën Pearce dhe kompaninë e tij të instalimeve Elegant Integration për 58,592.paundë dëme, plus kostot e avokatëve prej £145,000.
Pearce mohon akuzat absurde dhe ka kundër-paditur për pagesën e faturës së tij rreth 8000 paundë.
Por gjyqtari David Saunders i ka dhënë të drejtë Pearce për vetëm 3,000 paundë në lidhje me faturën e tij të papaguar, dhe e ka urdhëruar qe ai dhe kompania t’i paguajë klientëve 50,000 paundë dëme – pasi vendosi për shanset se ai mund të jetë organizatori i grabitjes.
Ritossa, ish-drejtues i lartë i bankës Barclays, akreditohet për “transformim e modernizim të degës së këmbimit me jashtë të institucionit”, sipas mediave.
Shtëpia e tyre në Cote d’Azur ka kopshte të gjera, pishinë, shtëpinë kryesore dhe një vilë të vogël veçmas për të ftuar, ku familjarët priten nga tre shërbëtorë kur vijnë për vizitë, tha Ritossa në gjykatë.
Grabitja në vilën e akuzuesve ndodhi më 30 nëntor 2019 kur u dëmtuan ose morën objekte apo sisteme të instaluara nga i akuzuari.
Bankieri tha se pasi pajtoi Pearce në 2018 për instalimin e sistemit të sigurisë, por marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan teksa Ritossa ankohej se puna ishte lënë pa u përfunduar dhe sistemi nuk funksiononte si duhej.
Ndërsa Pearce kishte refuzuar të kryente pjesën tjetër të punës nëse nuk paguhej paraprakisht.
Pas hyrjes me thyerje në 2019, Pearce kishte dërguar një email për çiftin ku u thoshte se nuk do të punonte më për ta.
Avokatët thanë se grabitja përfshinte çaktivizimin dhe heqjen e sistemit të alarmit të instaluar nga të akuzuarit.
“Asgjë nuk ishte marrë përveç sendeve të instaluara nga Pearce,” u tha në gjykatë.
Akuzuesit thonin se Pearce është i vetmi person që mund të zhdukte provat e hyrjes me forcë në shtëpi.
Rowan Pennington-Benton, avokati i Pearce, tha se nuk ka prova direkte që sugjerojnë se Pearce është autor i sulmit.
“Ai e kupton që ata janë të nevrikosur por vijon të mbrohet duke thënë se janë të gabuar dhe se nuk duhet ta kishin sjellë deri këtu çështjen. Zoti Pearce është një person që punon shumë dhe me modesti.”
Por duke vendosur në favor të çiftit, gjykatësi Saunders tha: “Në kursin e këtyre ngjarjeve të pazakonta, vertet nuk ka prova direkte kundër të akuzuarit, por pajisjet e vjedhura dhe mënyra profesionale e çinstalimit të tyre sugjerojnë se u krye nga dikush i zemëruar me Ritossa-t, dhe jo një grabitës i zakonshëm”.
Top Channel