Dimri i vështirë në fshat/ Në Mbrostar-Murriz fare pranë Tiranës
24/01/2022 19:35
Bora në Mbrostar Murriz të Tiranës, nuk pritet me gëzim të madh nga banorët e zonës, pasi bora fillon në dhjetor e përfundon në mars.
Kryefamiljari Kujtim Hidri kujdeset për t’i siguruar dru shtëpisë, ai thotë se në këtë fshat jetesa është e vështira. Pasi kjo tokë nuk bën as për bujqësinë dhe as për blegtorinë.
Ndërsa Lumturia duhet të kujdeset për shtëpinë dhe bagëtinë, duket se punët e saj nuk kanë kurrë mbarim.
Deri para një viti Tirana mga Këtu ishte 2:30 larg,ndërsa sot vetëm 30 minuta. Banorët e zonës thonë se rruga e re mund të sjellë zhvillim në zonë,me shpresën që edhe ata pak të rinj që kanë mbetur të mos emigrojnë.
Top Channel