Mbasi dhunoi gruan e parë dhe u lirua nga burgu, edhe gruaja e dytë me të cilin bashkëjetoi e denoncoi.
Por 38 vjeçari Arben Çokaj insiston se drejtësia e paragjykoi në rastin e dytë dhe duke i besuar partneres së tij e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim për dhunë.
“Asnjë provë nuk kishin, si futet njeriu kështu në burg”, thotë ai.
I sapo dalë nga burgu ai akuzon se policia beson më shumë gratë se burrat në sherret që ndodhin mes çifteve.
“Ma futi shteti, dhunë në familje. Nuk e kam rrahur, nuk e kam prekur fare”. thotë Çokaj.
Por mbasi i mbylli hesapet me drejtësinë ai nuk ka ndërmend ta kërkojë në shkallet më të larta.
Cokaj kërkon vetëm çelsin e shtëpisë mes shumë sendeve personale kur e arrestuan.
“Unë nuk dua asgjë, vetëm sendet e mia, telefon, pasaportën, kartë identiteti, kuletë, varëse, unazën, sendet e mia dhe të iki në shtëpinë time. Edhe çelësin e shtëpisë, se nuk kam as ku të fle”, tha ai.
Top Channel