Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Ergys Dashi është vrarë në Ekuador. Dyshohet se i riu me origjinë nga Durrësi u ekzekutua pasi kishte lidhje me trafikun e drogës.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:00 kur dy persona, njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në një restorant duke shmangur stafin që kërkonte kartën e vaksinimit, ndërsa tjetri nxori armën dhe qëlloi disa herë.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryqëzimin që ndan rrugët Avenue José Joaquín Orrantia, e Mall del Sol, në veri të Guayaquil të Ekuadorit.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja markës Fame, tip 9×19. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa plumba në pjesën ballore të kokës.

Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua dhe origjina e tij nga rajoni i Ballkanit.

Gjatë ekzekutimit, u plagos një e re e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeçe. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku po darkonte shqiptari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA