Mes tensioneve të mëdha me Rusinë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndihma të reja ushtarake në Ukrainë. Një aeroplan mallrash amerikan u ul në aeroportin e Kievit gjatë natës, njoftoi sot ambasada amerikane në Kiev.

Në bord kishte 90 tonë armatime vdekjeprurëse, duke përfshirë municione për mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës. Kjo mbështetje ishte urdhëruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Ambasada publikoi foto ku shihet avioni duke u shkarkuar. “Ndihma ushtarake dhe 2.7 miliardë dollarë që nga viti 2014 tregojnë përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj përballë agresionit rus në rritje,” tha ambasada.

Rusia i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Ukrainës që të mos armatoset më tej, sepse kjo do të nxiste tensionet ushtarake dhe mund ta inkurajonte vendin të sulmonte, për shembull, rajonin e Donbasit në lindje të ish-republikës sovjetike, në mënyrë që të rimerrte kontrollin e krahinave separatiste pro-ruse të Luhanskut dhe Donetskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA