Vitet e fundit duket se një “pandemi” e dytë ka mbërthyer botën, pa përjashtuar Shqipërinë: mësuesit kanë filluar të braktisin sistemin arsimor duke dhënë dorëheqjet.
Ky është shqetësimi që ngre mësuesja amerikane Angela Barton duke renditur disa arsye.
Arsyet pse mësuesit japin dorëheqjen. Studimi: Angela Barton(mësuese prej 25 vitesh)
1.Mungesa e stafit mbështetës
2.Stresi dërrmues
3.Drejtuesit e pakuptueshëm
4.Shqetësimet nga Covid
5.Nxënësit jashtë kontrollit
6.Presioni i prindërve
7.Ndryshimi i programeve mësimore
8.Pagat e pamjaftueshme
9.Mungesa e mbështetjes për mësuesit e rinj
10.Kushtet e punës
11.Mbajtja e përgjegjësisë për dështimin e një nxënësi
12.Politika para njerëzve
13.Mosbalancimi i punës me jetën personale
Problematikat e mësuesve ngjajnë të njëjta në kohën kovidiane që po jetojmë, pavarësisht origjinës së tyre. Valbona Nathanaili, ekspertja e arsimit në Shqipëri shpjegon se pavarësisht ditëve të pushimit dhe sigurisë së vendit të punës deri në daljen në pension, mësuesi sot nuk respektohet si dikur, teksa përballet me presion e ngarkesë të shtuar.
Valbona Nathanaili: Situata e covid sigurisht që ka ndikuar. Mësuesi ka pagë të ulët si dhe nuk ka mundësi për karrierë në shkollë. Së fundmi është ngarkuar edhe me punë administrative, për të mbajtur shënime që nuk kanë vlera por që zënë kohën e tyre dhe e mërzisin.
Por cilat janë masat që duhen marr për të ndaluar tkurrjen e trupës arsimore?!
Valbona Nathanaili: Duhet të motivohen mësuesit. Sot nuk e zgjedhin më të mirët si degë, është variant i fundit për ta… ne si prindër kërkojmë që gjithçka të realizojnë mësuesit brenda orës mësimore, është e pamundur! Duhet të zgjerohet programi mësimor dhe të shtohet stafi mbështetës.
Top Channel