Teksa numri i të infektuarve me Covid po rritet cdo ditë, Omicron ka treguar se simptomat nuk zgjasin shumë ditë. Mjekët e familjes janë orientuar të mos lëshojnë më vërtetime për qëndrimin e pacientit 14 ditë në shtëpi por vetëm 7 ditë dhe nëse nevojitet më shumë, të lëshojnë raport mjekësor i cili nuk paguhet i plotë.

Por ata që po preken më së shumti nga Covid në këtë periudhë janë fëmijet e vegjël 0-14 vjeç, tek të cilët është rritur edhe numri i atyre që kërkojnë trajtim në spital. Tek fëmijët, Omicron gjen terren pasi ata janë të pavaksinuar.

Prindërit janë skeptikë për shkak se kanë lexuar për efektet anësore ndërkohë që mjekët pediatër thonë se Covid shpesh ka shkaktuar komplikacione të rënda tek fëmijë të shëndetshëm.

Mjekët pediatër insistojnë në vaksinimin edhe të fëmijëve të shëndetshëm pasi sipas tyre rezultati i vaksinave është i padiskutueshëm.

Edhe pse është folur shumë për vaksinimin e fëmijëve, deri më tani, më pak se 1% janë vaksinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA