Është hapur rruga në “Qafën e Llogorasë”, tek i vendi quajtur “Çezma” dhe lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht, në këtë aks rrugor.

Rruga u bllokua pasi një kamion rimorkio doli nga rruga dhe bllokoi lëvizjen e automjeteve të tjera.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA