Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth një ngjarje të ndodhur para disa ditësh.
Në njoftim bën me dije se në datë 20.01.2022, rreth orës 21:40, është marrë njoftim nga shërbimet e policisë se në lagjen “Puntore”, në Gjirokastër, një automjet ka goditur një shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore të planizuar në këtë zonë, të cilët kanë konstatuar se automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. M., i pajisur me leje drejtimi, kishte humbur kontrollin e automjetit kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë elektrike, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti është në pronësi të shtetases V. Ç.
Gjatë kontrollit rezultoi se shoferi nuk ishte i dehur.
“Në fund të veprimeve të kryera u vendos masa administrartive me vlerë 2.000 lekë për shkelje të nenit 139 “Shpejtësia”, (pika 2 “Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme” dhe pika 10 “Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë”), të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel