Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Arjan Dodaj/ Ceremonia bën bashkë drejtuesit e politikës

22/01/2022 11:11

Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj ka marrë sot detyrën, në një ceremoni të mbajtur në Katedralen e Shën Palit.

Të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare, por dhe krerët e politikës shqiptare, ku të mes të cilëve Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Imzot Arjan Dodaj u emërua në detyrën e Arqipeshkvit të ri Metropolitan Tiranë-Durrës nga Papa Françesku në 30 nëntor 2021.

Dodaj, është me origjinë nga Laçi dhe në vitin 1993 pasi kishte kryer shkollën e mesme emigroi në Itali.

Rrugëtimi i tij kishtar nis në vitin 1997 kur kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë ‘Shtëpia e Marisë’, në Romë.

Aspiratën për tu bërë meshtar e realizoi duke studiuar filozofi dhe teologji në Universitetit Papnor ‘Mbretëresha e Apostujve’ ku mori titullin e Bakalaureatit.

Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit e shuguroi si meshtar në 11 maj 2003 e më pas Arjan Dodaj shërbeu në Dioqezën e Romës.

Ndërsa në viting 2007 nisi të punojë si meshtar fidei donum në Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit.

Në Radio Maria ai drejtonte edhe emisionin “Me një Hyj të vetëm jemi vëllezër të gjithë”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA