Kosova gjatë 24 orëve të fundit nuk ka regjistruar asnjë person të nfektuar me COVID-19, ndërsa numri i viktimave mbetet 2.997.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3.206 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 11.883 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë 1.528.760 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 357 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 160.247, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.247.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Top Channel