Katër raste paligjshmërie janë evidentuar në Rinas gjatë kontrolleve të Policisë Kufitare.
Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi u kap me dokumente të falsifikuara.
Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai.
Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, janë gjetur 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u vu nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria.
Ndërsa rasti i katërt është një 37-vjeçare banuese në Tiranë, e cila ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.
Top Channel