Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

22/01/2022 02:12

Me 140.160 raste të reja në 24 orët e fundit në Gjermani numri i rasteve ditore me COVID-19 ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se numri i rasteve në vend është rritur në 8.460.546.

Ditët e fundit në Gjermani numri i rasteve të reja ditore po regjistrojnë nivele rekord, ku dje në vend u regjistruan 133.536, me 19 janar 112.323 raste.

Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 170 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 116.485.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz më 24 janar do të takohet me kryeministrat e rajoneve dhe do të bisedojë nëse do të merren masa të reja apo jo për shkak të situatës së pandemisë dhe rritjes së rasteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA