Juglindja është përfshirë nga dëbora e shoqëruar edhe me erë të fortë çka krijon vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Aktualisht ka problematika të vogla në Qafë Thanë. Reshjet me intensitet më të lartë janë në Qafë Thanë e Pogradec si edhe Dardhë.
Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme.
Në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius, thuhet në njoftimin e ministres.
Kushi shtoi, se orët nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.
Top Channel