Kryesisë Socialiste mbledhur të enjten, Edi Rama u foli gjatë për procesin zgjedhor në 6 bashki. Kërkoi që kryesia të vij me emrat e kandidatëve, pasi ti ketë kaluar mirë në skaner, për të evituar problemet.
Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se ka nisur procesi i përzgjedhjeve të kandidatëve për të cilën fjalën e fundit do ta thotë kryesia.
Për bashkinë Durrës e preferuara socialistëve është kryetarja aktuale Emirjana Sako.
Dhënien fund të drejtimit të bashkisë Shkodër nga Voltana Ademi, socialistët mendojnë ta realizojnë përmes Majlinda Angonit aktualisht prefekte e këtij qyteti.
Për bashkinë Rrogozhinë, socialistët dëshirojnë t’ja besojnë garën kryetarit aktual në detyrë Edison Memolla.
Ndërkohë si kandidaturë të mundshme për Vorën, Partia Socialiste shikon Mersin Muratin ish prefekt i Tiranës.
Për Lushnjën dhe Dibrën socialistët vijojnë konsultimet me bazën se cilët do jenë emrat për garën elektorale.
Konkretizimi 6 kandidaturave socialiste për 6 bashki në garën e 6 Marsit, do të vendoset nga Kryesia e PS fillim javën e ardhshme. Ndërkohë nga opozita ende nuk ka emra të formuluar si kandidatë por vetëm deklarime për pjesëmarrje. Partia demokratike e drejtuar nga Basha do paraqesë emrat, por ndërkohë ka një lëvizje nga grupi për rithemelimin e PD që mbështet Berishën
Top Channel