Me uljen e temperaturave, kanë nisur reshjet e dëborës në disa qytete të vendit.
Mes tyre është edhe Stebleva e Librazhdit, ku trashësia ka arritur në 20 cm dhe situata pritet të jetë problematike nesër kur të fillojnë ngricat.
Policia apelon që në aksin nacional Librazhd –Peshkopi, pas pasdites të sotme të merren masa për qarkullim me zinxhir për shkak të ngricave dhe dëborës që vazhdon e bie.
Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme.
Në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius, thuhet në njoftimin e ministres.
Kushi shtoi, se orët nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.
Top Channel