Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar në Gjirokastër konsultimin e radhës në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Më parë dhomat e Avokatisë të Sarandës dhe Gjirokastrës e kanë kundërshtuar këtë projekt të ri si të pabazuar në specifikat lokale dhe si një projekt sipërfaqësor që vetëm do të rriste kostot e punonjësve të drejtësisë, do të zbalanconte zinxhirin ekonomik duke larguar ekspertët dhe avokatët. Vetë qytetarët preken drejtpërdrejt nga ky riorganizim sipas Tahir Novit njërit prej avokatëve me përvojë disa dekada në Gjirokastër.

Edhe avokatët nga Saranda mendojnë se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe disatancat gjeografike për banorët e skajeve të vendit.

Vetë zv. kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Maksim Qoku konkludoi se sugjerimet e grupeve të interesit do të vlerësohen por vetë harta e re sipas tij është produkt i kritereve të ligjit aktual. Studimi që i parapriu hartës sipas tij ka konsideruar një kompleksitet kriteresh dhe në finale qëllimi është efiçenca dhe cilësia më e mirë e shërbimeve gjyqësore.

Avokatët dhe ekspertët kanë paralajmëruar ankimimin e projektit në Gjykatën Administrative si dhe pezullimin e përkohshëm të liçensave nëse projekti do të shkojë për implementim. Sipas hartës së re gjyqësore aktive do të mbeten vetëm gjykatat e shkallës së parë në çdo qendër qarku dhe çdo shkallë tjetër e gjyqësorit do të zhvendoset në Tiranë ndërsa planifikohet një gjykatë e dytë administrative në Lushnje në funksion të Jugut të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA