Eksploziv biznesit të Naim Stafukës në Fushë-Krujë, vëllai i tij rezulton i zhdukur prej shtatë vitesh

21/01/2022 22:52
Foto ilustruese

Një lëndë plasëse ka shpërthyer këtë mbrëmje në një biznes në Fushë-Krujë.

Policia njofton se rreth orës 22:05, në derën e dyqanit të Naim Stafukës është vendosur një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

Naim Stafuka është vëllai  i Enver Stafukës, që në vitin 2015 u rrëmbye nga tre persona të maskuar në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm. 13 ditë më parë, në Nikël, iu bë një atentat dhe të akuzuarit tjetër për vjedhjen e mjetit që u përdor në vrasje, Gentjan Bejtja. Ai mbeti i plagosur në krah me armë zjarri, ndërsa automjeti i drejtuar prej tij doli jashtë rruge duke dëmtuar lehtë një tjetër anëtar të fisit Stafuka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA