Më 6 mars, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur para mediave duke treguar se problem i vetëm mbetet aplikimi i sistemit të identifikimit elektronik.

Ndonëse kanë rreth 500 pajisje rezervë, duhet të asgjësojnë të dhënat e zgjedhjeve të 25 prillit që kishin planifikuar ti bënin gjatë muajit shkurt.

Pyetje: Duke qenë këto zgjedhje të pjesshme që kanë ardhur në formë urgjente, cila do të jetë sfida juaj e KQZ?

Celibashi: Janë 6 bashki dhe me numër të madh. Ne tashmë kemi në total 940 qendra votimi. Eksperiencat nuk mungojnë dhe nuk dua ta bëj më të vështirë se sa është. i vetmi problem mbetet aplikimi i sistemit të identifikimit elektronik. Ka qëlluar që në do të duhet të përgatisim gjithë sistemin ndërkohë që këto pajisje janë të ngarkuara me të dhënat e 25 prillit. Ne kishim parashikuar që asgjësimi i të dhënave të bëhej gjatë muajit shkurt. Është një proces mjaft voluminoz dhe kërkon të zhvillohet me përgjegjësi. Për rastin e pajisjeve të identifikimit elektronik, është e panjohur për ne koha që na duhet për të respektuar të gjithë protokollin.

Pyetje: Kodi parashikon afatin prej 70 ditësh ndërsa data e dekretuar për zgjedhjet është më afërt, si do procedohet?

Celibashi: Si për kandidatët e pavarur dhe të tjerët, afatet në rastet e zgjedhjeve të pjesshme janë të ndryshme nga afatet e përgjithshme dhe i përcakton KQZ me kohën që ka në dispozicion. Do të jetë një proces që do të konsultohet dhe me partitë politike që për aq sa është e mundur të regjistrohen si subjekt dhe kandidatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA